Ish-ministri Kreshnik akuzohet për përgjegjësi mbi objektin “Club Pulse” në Koçan, që kishte humbur licencën katër muaj para përfundimit të mandatit të tij, ndërsa ndryshimi i funksionit të objektit ka ndodhur pas largimit të tij nga detyra, informon POPULLI.mk
Sipas Faton Ahmetit, Kabare Klubit kishte humbur licencën nga Ministria e Ekonomisë në mars të vitit 2024. Më pas, gjatë verës së po atij viti, objekti ka marrë leje për renovim dhe është shndërruar në një diskotekë. Përkundër mungesës së licencës aktive dhe ndryshimit të funksionit, përgjegjësia po i atribuohet ish-ministrit dhe jo institucioneve aktuale.
Ahmeti e cilëson këtë një burgosje politike dhe një padrejtësi të pastër. “Kjo nuk është drejtësi. Kjo është një burgosje politike – e pastër dhe e qartë!” – shprehet ai.
Ndërkohë, pritet të shihet se si do të zhvillohen procedurat ligjore dhe reagimet nga institucionet përkatëse, derisa ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi qëndron në paraburgim 30 ditor. / © POPULLI.mk