35.4 C
Skopje
E mërkurë, 5 Gusht, 2026

Ahmeti: Në Çair vulosëm bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001

Sonte në Çair, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me Bujar Osmanin dhe Skender Rexhepin – Zejdin, nënshkruan “Aktin e Çairit”, të cilin e cilësuan si bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001, informon POPULLI.mk

Ahmeti theksoi se ky akt vjen si vazhdimësi e përpjekjeve për ruajtjen e të arriturave dhe për mbrojtjen e barazisë. “Atëherë kushtrimi ishte për ta fituar barazinë, sot është për ta mbrojtur atë”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, lideri i BDI-së tha se lëvizja gjithëpopullore e rezistencës dhe shpresës po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe më gjithëpërfshirëse.

“Bashkë për t’i dhënë fund diskriminimit, nënçmimit dhe keqmenaxhimit. Të gjithë në këmbë, gati për referendumin e tetorit!”, deklaroi Ahmeti para qytetarëve të pranishëm në Çair. / © POPULLI.mk