13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Ahmeti: Nëse i humbi zgjedhjet tërhiqem nga politika!

Ahmeti: Nëse i humbi zgjedhjet tërhiqem nga politika!

0
193

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar nga Kumanova se nëse i humb zgjedhjet tërhiqet nga politika, shkruan gazeta LAJM.

Kjo deklaratë e Ahmetit vjen disa ditë pasi koalicioni VLEN, porositi Ahmetin, para se të kërkojë zgjedhje të parakohshme të garantojë se largohet nga skena, nëse i humb zgjedhjet.

“Duhet të dalim publikisht, tua themi troç se këta nuk e marrin vesh. Ne nuk jemi të interesuar për të hyrë në Qeveri, por sa më parë që këta e lëshojnë qeverinë, aq më mirë është për ta, për familjet e tyre sepse kjo është faqe e zezë për shqiptarët dhe historikisht neve e keqja na ka ardhur prej shqiptarëve dhe nuk është mirë. Dëgjova, kërkojnë nga unë që me notar të jep nënshkrim që 1 votë me I humb zgjedhjet, nuk do të jem pjesë e qeverisë. Unë një çerek shekulli them, po i humba zgjedhjet shkoj te shpija”, tha Ahmeti.