16.8 C
Skopje
E diel, 16 Gusht, 2026

Ahmeti: Shkëndija atëherë e sot, na bën krenarë për arritje jo vetëm në sport!

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, në një postim në profilin e tijë, ka kujtuar 45 vjetorin e themelimit të ekipit të fudbollit Shkëndija, shkruan Top24.
Postimi plotë :
45 VJET SHKËNDIJË!
Lindja e Shkëndisë, këtu e 45 vjet më parë, shënoi këputjen e prangave dhe fillet e zgjimit kombëtar të shqiptarëve në plotëkuptimin e fjalës. SHKËNDIJA atëherë e sot na bën krenarë për arritje jo vetëm në sport!
Respekt e mirënjohje të pafundme për gjithë brezat që kaluan nëpër këtë vatër të rrezatimit kombëtar!