I pari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar me pikëllim të thellë pas lajmit tragjik për aksidentin e rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, ku humbën jetën anëtarë të familjes Arsllani nga fshati Gërçec, informon POPULLI.mk
Ahmeti ka shprehur dhimbjen e tij dhe ka theksuar se kjo tragjedi ka tronditur të gjithë vendin dhe ka lënë zemra të thyera. Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Arsllani dhe ka ofruar mbështetje për ata që janë goditur nga ky aksident i tmerrshëm.
“Ndaj dhimbjen dhe pikëllimin me familjarët dhe miqtë e tyre, duke lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe”, tha Ahmeti në një reagim të tij.
Ai ka shprehur gjithashtu shpresën që engjëlli i vogël që shpëtoi nga aksidenti të rritet me kujtime të bukura për familjen e tij të humbur, duke kërkuar që Zoti të mëshirojë shpirtrat e të ndjerëve dhe t’u lehtësojë dhimbjen të afërmve.
“Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe ndjejmë dhimbjen tuaj si tonën”, përfundoi Ahmeti. / © POPULLI.mk