15.8 C
Skopje
E premte, 18 Tetor, 2024

“Ahmeti sjell lajmin e madh”, çfarë po paralajmërojnë nga BDI !?

Ka filluar të shpërndahet me të madhe një fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin “Ali Ahmeti sjell lajmin e madh”, informon POPULLI.mk

Për çfarë bëhet fjalë ende nuk dihet sigurt, por mesa duket sipas të gjitha lëvizjeve politike që po ndodhin këto ditë nga BDI do të prezantojnë para qytetarëve kandidatin për President të Maqedonisë së Veriut.

Detaje më shumë nuk janë shpërndarë nga kjo parti por është përfolur se kandidati i mundshëm për President të vendit nga radhët e integristëve mund të jenë Bujar Osmani, Kreshnik Bekteshi apo Nora Aliti – një ekonomiste e diplomuar dhe aktualisht udhëheq me “Komisionin e Letrave me vlerë në RMV”

U përfol shumë edhe për një kandidim të Ali Ahmetit por kjo gjë edhe shpesh herë u demantua nga funksionarë të BDI-së duke thënë se lideri i partisë vetë nuk ka pranuar të kandidohet.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit