27.8 C
Skopje
E premte, 22 Shtator, 2023

Ahmeti: Të bëhemi bashkë gjitha partitë shqiptare dhe LSDM-ja

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dje ka dhënë një intervistë për TV21 duke potencuar se është i hapur për t’u bërë bashkë të gjitha partitë shqiptare në një listë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, informon POPULLI.mk

Këtë ide të kreut të integristëve e kanë mirëpritur nga partia maqedonase LSDM, të cilët kanë thënë se kjo parti njihet për bashkëpunim të mirë por që ende është herët të flitet për këtë gjë.

Kjo është dëshira e Ali Ahmetit të cilën ky i fundit nuk e fsheh dhe se gjithashtu ka kërkuar që si partnerë në Qeverinë e ardhshme ta marrin përsëri LSDM-në duke potencuar për një ‘Front Europian’ të mëtejshëm.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit