14.8 C
Skopje
E martë, 21 Tetor, 2025

Ai që sot nuk e dëgjon piskamën e fëmijëve palestinezë do mundet nesër ta dëgjojë ulërimën e fëmijëve të vet!

Le të mbahet mend: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut refuzoi që në rend dite të vendoset një rezolutë e cila bën thirrje për lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare në Rripin e Gazës të shkatërruar nga sulmet izraelite.
Shkruan Kim Mehmeti
Pra parlamenti i Maqedonisë së Veriut jo vetëm që nuk arrin të dënojë gjenocidin në Gaza, por nuk ka guxim të kërkojë ndihmë humanitare për fëmijët palestinezë që vdesin nga uria.
Sa u përket deputetëve shqiptarë ata edhe tragjedinë e Gazës e përdorën për ta akuzuar njëri tjetrin: ata të VLEN’it bënë çmos të dëshmojnë se janë më të ‘njerëzishëm’ se të BDI’së, e këta të dytët donin të tregojnë se s’ka si u dhimbsen fëmijët palestinezë atyre që e gënjejnë popullin e vet duke i shërbyer një qeverie që është marr peng nga ‘Bota Serbe’.
Sidoqoftë duhet thënë se të gjithë burrështetasit e Maqedonisë së Veriut, njësoj si edhe deputetët e saj që e kundërshtuan votimin e kësaj Rezolute, harrojnë se ai që sot nuk e dëgjon piskamën e fëmijëve palestinezë, nesër do mund ta dëgjojë ulërimën e fëmijëve të vet.

Të ngjajshme

Të fundit