7.8 C
Skopje
E shtunë, 11 Prill, 2026

Akuzuan dy portale vendase, bordi i RTK shpreh keqardhje për transmetimin e kronikës!

Bordi i Radiotelevizionit Publik të Kosovës ka shprehur keqardhje për transmetimin e një kronike me akuza ndaj dy portaleve.

Përmes një komunikate dërguar për media, bordi i RTK-së ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku janë ftuar në takim u.d drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, drejtori i kanaleve në gjuhën shqipe, u.d kryeredaktorja e RTK-së, udhëheqësja e mediave online të RTK-së dhe stafi përgjegjës editorial.

“Bordi i RTK-së e ka shqyrtuar me seriozitet publikimin e një artikulli kontraverz të hënën më 22 korrik 2024 në RTK, të marrë nga një medium boshnjak. Anëtarët e Bordit kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi këtë lëshim të qartë dhe kanë kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti. Bordi shpreh keqardhje për publikimin e një artikulli ku janë apostrofuar mediat e Kosovës në mediumin boshnjak, ndonëse RTK në asnjë raportim nuk i ka përmendura ato. Kjo është theksuar nga stafi editorial gjatë takimit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se do të formohet një komision profesional për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale ”për këtë lëshim dhe do të marrë masa rigoroze konform ligjit dhe akteve të brendshme të RTK-së”.

Të ngjajshme

Të fundit