-1.2 C
Skopje
E premte, 27 Shkurt, 2026

Alaska bëhet arenë diplomatike / Trump dhe Putin takohen pranë kufirit me Rusinë

Alaska, ky është vendi ku Lindja takohet me Perëndimin. Nën masivet e saj malore, ky është vendi ku Trampi takohet me Putinin. Vetëm disa kilometra ujë e ndajnë këtë cep të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Rusia.

Në fund të Luftës së Ftohtë, Alaska ishte dëshmitare e përballjes përmes detit. Bunkerët raketorë flasin për historinë e kaluar ndërsa po shkruhet historia bashkëkohore. Edhe ariu rus është këtu.

Koha dhe Tramp e ngrohën luftën e ftohtë. Të gjithë sytë janë të drejtuar kah ky samit.

“Dua t’ju them për fazën në të cilën gjendemi me administratën e tanishme amerikane, e cila, siç e dinë të gjithë, bën, sipas mendimit tim, përpjekje mjaft energjike dhe të sinqerta për t’i ndalur armiqësitë, për ta ndalur krizën dhe për të arritur marrëveshje që janë me interes për të gjitha palët e përfshira në këtë konflikt, për të krijuar kushte afatgjata për paqe mes vendeve tona, në Evropë, dhe në botën si tërësi”, tha Vladimir Putin, President i Rusisë.

Presidenti i SHBA-së foli në konferencë për shtyp në Zyrën Ovale.

“Mendoj se do të jetë një takim i mirë, por takimi më i rëndësishëm do të jetë takimi i dytë që do ta kemi. Do të kemi takim me presidentin Putin, presidentin Zelenski, unë, dhe ndoshta do të marrim disa nga liderët evropianë, ndoshta jo. Nuk e di nëse do të jetë shumë me rëndësi. Do të shohim çfarë do të ndodhë. Dhe mendoj se presidenti Putin do të bëjë paqe. Mendoj se presidenti Zelenski do të bëjë paqe. Do të shohim nëse mund të pajtohen. Dhe nëse mund, kjo do të jetë e shkëlqyeshme. Nëse unë nuk do të isha president, sipas mendimit tim, ai shumë më tepër do të dëshironte ta merrte të gjithë Ukrainën. Por unë jam president dhe ai nuk do të merret me mua”, pohoi Donald Trump, President i Amerikës.

Një F-15 e shënon vendin ku ai do të takohet me homologun e tij rus. Para takimit të paparashikueshëm në këtë bazë ushtarake amerikane, vendet evropiane vendosën vijat e tyre të kuqe. Rusia, thonë ata, nuk mund ta bllokojë rrugën e Ukrainës drejt BE-së apo NATO-s.

Dhe asnjë armëpushim të premten nuk do të thotë sanksione të reja evropiane.

Donald Tramp bën deklarata optimiste, por gjithashtu thekson se kjo mund të mos sjellë asgjë. Ulja e pritshmërive i shkon për shtat njeriut që nuk është në tryezë. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i paftuar dhe i shqetësuar nga mundësia e një marrëveshjeje të arritur në mungesë të tij që ai nuk mund ta pranojë.

Të ngjajshme

Të fundit