1.8 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

Alban Shabani kalon me sukses provat te klubi spanjoll

Futbollisti i talentuar nga Shkupi, Alban Shabani, i cili është aktivizuar te skuadra e Rabotniçkit, këtyre ditëve ishte në testime te gjiganti spanjoll Sevilla, shkruan Open-TV.

18-vjecari, i cili luan në pozitën e anësorit dhe mesfushorit, për dy javë qëndroi në Spanjë, ku është provuar nga trajner të skuadrës së njohur andaluziane.

Open-TV mëson se Shabani provat i ka kaluar me sukses dhe se tani gjithcka është në duart e menaxherëve.

Sipas informacioneve të portalit tonë, menaxherët e lojtarit kërkojnë nga Sevilla që Shabani stërvitjet t’i bëj me ekipin e parë, ndërsa nëse nuk mund të zë vend si titullar, atëherë të aktivizohet te U19 e Sevillës, por jo që stërvitjet dhe ndeshjet t’i zhvilloj me ekipin U19.

Te Sevilla, Shabani ka gjetur edhe Adnan Januzajn, i cili i ka dhënë mbështetje të madhe gjatë qëndrimit të tij në klubin spanjoll.

Të ngjajshme

Të fundit