5.8 C
Skopje
E enjte, 14 Nëntor, 2024

Ali Ahmeti dhe Nazim Bushi sot qëndruan në Gjilan ku u vendos gurthemeli i shtatores së heroit, Ramiz Cernica

Në prag të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Gjilan është vendosur sot gur themeli i shtatores së heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit të popullit shqiptar, tribunit të kombit, Ramiz Cërnica, e cila është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, inormon GAZETA.MK

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me këtë rast gjatë fjalimit të tij ka thënë se në këtë ngjarje ka dy gëzime.

“Gëzimin e parë e kam sepse gëzohet Rexhep Mala e Nuhi Berisha për vendosjen e këtij tribuni këtu, ndërkaq gëzimi i dytë është rinia, djalëria nuk e harron historinë, por ngrit shtatore të derdhur në bronz për Ramiz Cernicën. Të lumtë Alban, sepse një nga shqetësimet që ma paraqesin njerëzit është se ‘a thua gjeneratat që do të vinë pas do të jenë vlerësues të të gjithë atyre sakrificave që ka pasur kombi ynë’. Kjo është vepra më kapitale që një djalë i ri, kryetar i Komunës, nuk e harron të kaluarën sepse di ta ndërtojë të ardhmen”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me këtë rast ka thënë se ndihet i privilegjuar që si pushtet lokal dhe qeverisje e re, në cilësinë e kryetarit të Komunës, po vendos gur themelin e njërit prej figurave më të mëdha të historisë së popullit shqiptar.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Këshillit organizativ, Ismet Sylejmani, para të pranishmëve është shprehur se sot të gjithë bashkë kanë zbritur në Gjilan për të nderuar një gjigant për qëndrimin e tij madhor, me dinjitet të lartë kombëtar e me guxim epik të pashembullt.

Të ngjajshme

Të fundit