Me kënaqësi mirëprita sot në Kuvend, ministren e punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Olta Xhaçka.
Diskutuam bashkë mbi horizontin e integrimit europian drejt të cilit vendet tona janë nisur vendosshmërisht bashkë në përkrahje të njëra tjetrës dhe për sfidat që na presin në atë rrugëtim që është shtegu i vetëm i progresit rajonal.
Njoftova ministren për frontin e inicuar europian të BDI-së në momentet kur vendi ynë duhet të ndërmarrë një tjetër vendim historik për të përshpejtuar hapin drejt Europës, atë të miratimit të ndryshimeve kushtetuese.
Nën frymëzimin e integrimit tonë në NATO dhe me përkushtim në realizimin e reformave do t’ia dalim të realizojmë ëndrrën tonë të madhe!
Bashkë drejt Europës!
