-0.2 C
Skopje
E premte, 23 Janar, 2026

Ali Ahmeti në Gostivar, “Grupi zjarrit” në Manastir

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga 14 janari i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij do të fillojë takimin me strukturat lokale në degët e BDI-së ku do të takojë edhe qytetarët e komunave përkatëse.

Sipas asaj që njoftojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, takimi i parë i Ahmetit do të mbahet në Çegran të Gostivarit duke filluar nga ora 19:00.

Ndërkaq nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e të ashtuquajturit “grup i zjarrit” kanë paralajmëruar takime me strukturat në Manastir. Njoftimin e ka publikuar Izet Mexhiti, i cili thotë se takimi bëhet për të dëgjuar zërin e strukturave./KlanMacedonia

Të ngjajshme

Të fundit