5.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Ali Ahmeti: Ngushëllime për tr*gjedinë në Turqi

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas tragjedisë që ndodhi në Turqi, ku një zjarr shkatërrues përfshiu hotelin “Grand Kartal” në resortin e skive në Kartalkaya. Si pasojë, 76 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Në një deklaratë të tij, Ahmeti shprehu pikëllimin e tij të thellë dhe solidarizimin me popullin turk. “Në këto momente të vështira, bashkohem me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe shpreh solidaritetin tim të thellë me popullin turk”, tha Ahmeti.

Ai gjithashtu uroi shërim të shpejtë për të plagosurit dhe shprehu ngushëllime për ata që humbën të dashurit e tyre, duke shtuar se “zemrat tona janë me Turqinë në këto momente zie”.

Të ngjajshme

Të fundit