35.1 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

Ali Ahmeti priti në Tetovë ish-kundërshtarin politik, Bardhyl Mahmuti

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, ka zhvilluar një takim të veçantë në Tetovë me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të cilin ai e cilëson si “liderin më të votuar nga shqiptarët në trojet etnike nën Maqedoni në çerekshekullin e fundit”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mahmuti shkruan:

“Gjatë vizitës në Tetovë, takova bashkëveprimtarin tim Ali Ahmetin… Ndamë shqetësimet e përbashkëta për rreziqet nga qarqet që dëshirojnë të kthejnë rrotën e historisë dhe domosdoshmërinë e harmonizimit të energjive politike dhe intelektuale në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave tona të ligjshme.”