Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të takojnë sot qytetarët në Saraj, informon POPULLI.mk
Ky takim, do të mbahet në ora 19:00 në Restaurant “Korabi”. Ahmeti dhe përfaqësuesit e BDI-së do të diskutojnë çështjet aktuale politike dhe planet e ardhshme të partisë me qytetarët dhe aktivistët e zonës.
Mbetet të shihet se sa aktivistë do t’i përgjigjen ftesës së Ahmetit, duke marrë parasysh sfidat aktuale. Ky takim mund të jetë një moment kyç për të kuptuar mbështetjen dhe organizimin e brendshëm të BDI-së në këtë fazë kritike politike. / © POPULLI.mk