7.8 C
Skopje
E shtunë, 20 Prill, 2024

Alternativa: Jemi të gatshëm për bashkim forcash që të perballemi me BDI-në!

Nga Alternativa kanë reaguar në lidhje me tubimin e djeshëm të BDI-së në Çair, përcjell TV21. Nga kjo parti e kritikojnë BDI-në për organizimin e tubimit, pasi siç thonë janë bërë shpenzime të panevojshme, ndërkaq shtojnë se janë të gatshëm për bashkëpunim me partitë tjera, për ta rrëzuar BDI-në nga pushteti.

Mbrëmë kaloi edhe një festë e shtrenjtë private e BDI-së. Mbrëmë u
dëshmua për të satën herë se Çairi është i çairasve dhe jo i BDI-së, të
paktën jo i Artan Grubit. Përderisa shqiptarët mezi e lidhin muajin me
muajin tjetër, ndërkohë që familje të tëra largohen çdo ditë nga vendi
duke kërkuar rrugëdalje jashtë vendit, BDI-ja është e fokusuar
ekskluzivisht në shtypjen e revoltës së brendshme partiake. Le ta
parafrazojmë fjalën e urtë se “Fshati digjet, ndërsa Artani luan futboll
e basketboll në kabinetet shtetërore dhe mbledh aktivistë partiakë në
sallat sportive”. Me sa duket, frika e dikujt po mbulohet me tubime të
dobëta aktivistëve të hutuar partiakë. Dhe, për këtë qëllim nuk kursehen
resurse. Ata po e keqpërdorin çdo atom të pushtetit ekzekutiv.
Tjetërsimi i tillë i BDI-së nga populli është motivimi më i fuqishëm që
shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme ta ndëshkojnë këtë model shpërdorues të pushtetit që i mban peng. AlternAtivA është e gatshme të jetë lehtësuese në procesin e konsolidimit dhe bashkimit të forcave shoqërore që janë të gatshme që përfundimisht të përballen me dinastinë e BDI-së. Siç ka filluar BDI-ja t’i nënvlerësojë shqiptarët, jemi të sigurt se në vend të “Ai po vjen” do të përfundojë me “Ai po ik””, thonë nga Alternativa.

Të ngjajshme

Të fundit