11.8 C
Skopje
E premte, 10 Prill, 2026

Ambasada e Kosovës në Shkup: Disa portale gënjyen, nuk kemi konfirmuar asgjë për notë protestën!

Ambasada e Kosovës në Shkup ka dalë me deklaratë duke thënë se lajmi në disa mediume në RMV kanë shpifur se kinse për herë të parë Kosova ka dalë me notë proteste ndaj RMV, informon POPULLI.mk

Statusi i plotë:

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup përgenjështron në termat më të fuqishëm lajmin në disa portale të RMV se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve. Informacioni i plasuar është i pasaktë edhe substancialisht.
Ambasada bën thirrje që të mos keqpërdoret emri i saj dhe mos të shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm ndaj Presidentës së Republikës së Kosovës për qëllime të politikës së brendshme në RMV.”

Të ngjajshme

Të fundit