8.8 C
Skopje
E hënë, 10 Shkurt, 2025

Ambasadori Jeffrey Hovenier përmbyll misionin në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, është larguar nga Kosova.

Këtë e bëri të ditur vetë Hovenier përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Ai ka thënë se Anu Prattipati e ka marrë detyrën e të ngarkuarit me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë.

“Ambasadori Hovenier është larguar nga Kosova. Anu Prattipati ka marrë detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga llogaria e Hovenierit.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ka përmbyllur misionin në Kosovë.

Të premten e javës së kaluar, në takim lamtumirës u prit edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Hovenier, i cili ka qenë pjesë e negociatave që i kanë paraprirë çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, ka thënë se po largohet si mik më i mirë i saj se sa që ka qenë kur ka ardhur.

Të ngjajshme

Të fundit