2.8 C
Skopje
E diel, 16 Shkurt, 2025

Krasniqi: Veteranët e UÇK-së, themeli i lirisë që gëzojmë sot

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka përkujtuar “Ditën e Veteranëve”, duke falenderuar të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se guximi i veteranëve të Kosovës përkufizoi lirinë që jetojnë sot.

“Atyre që u ngritën kur Atdheu i thirri – guximi juaj përkufizon lirinë tonë.

Nderime për çdo betejë e sakrificë.

Gëzuar Ditën e Veteranëve të gjithë luftëtarëve të lirisë që na dhuruan një të ardhme pa robëri – nën qiellin e kaltër të Kosovës.

Mirënjohje të përjetshme”, ka shkruar Krasniqi. 

Të ngjajshme

Të fundit