6.8 C
Skopje
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Angellovska-Bezhovska: Ende nuk shohim rregullime më të konsiderueshme në rënie të çmimeve të ushqimeve

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhovska sot vlerësoi se në vend ende nuk ka  rregullime më të konsiderueshme të rënies së çmimeve të ushqimeve. Nëse krahasohet niveli i çmimeve të ushqimit me periudhën parapandenmisë, ato, tha, janë dyfish më të larta nga niveli i çmimeve botërore të ushqimit.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas prezantimit të projeksioneve makroekonomike, Angellovska-Bezhovska theksoi se është pozitive ajo që konform institucioneve financiare ndërkombëtare, projektohet rënie e mëtutjeshme e çmimeve të ushqimit këtë vit, ndërsa stabilizim të nivelit të tyre vitin e ardhshëm, që lë hapësirë për korrigjime të caktuara më tatëpjeta.

“Nëse shikoni lëvizjen e çmimeve botërore të ushqimeve nga mesi i vitit 2022, ka një rënie pothuajse të vazhdueshme, por sipas të dhënave më të fundit, ato nuk janë kthyer ende në nivelin para pandemisë dhe janë më të larta rreth 17-18 për qind. Nëse i krahasojmë këto prirje me tendencat në ekonominë vendase, mund të konkludojmë se ato nuk janë plotësisht të sinkronizuara. Në vendin tonë, rritja e çmimeve të ushqimeve filloi më vonë se rritja e çmimeve botërore të ushqimeve dhe ende nuk shohim rregullime të dukshme në rënies së çmimeve të ushqimeve.

Ajo përkujtoi se politika e çmimeve është determinuese nga më shumë faktorë.

Të ngjajshme

Të fundit