Ansambli Shtetëror i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV do të shfaqë koncertin e radhës në Kumanovë
Të dashur artdashës! Të dashur artistë dhe publik i mrekullueshëm nga Kumanova!
Ansambli Shtetëror i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV ka kënaqësi që t’iu njoftojë se pas koncertit të suksesshëm të shfaqur në Dollnen, koncerti i radhës i cili mbahet në vazhdën e koncerteve vjetore të programit artistik do ta shfaqet në Kumanovë.
Ky koncert vjen në kuadër të festivalit “Balkan fest” që organizohet nga ansambli “Bajram Shabani” që do të mbahet me datën 20 dhe 21, nata e dytë është rezervuar për ansamblin shqiptar!
Ju ftojmë të bëheni pjesë e një nate artistike të jashtëzakonshme që do të mbahet me datë 21 tetor 2023 në Pallatin e Kulturës në Kumanovë me fillim në ora 18:00!
