6.8 C
Skopje
E martë, 12 Nëntor, 2024

Anulohet gjykimi për zjarrin në Spitalin modular në Tetovë!

Është anuluar gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës që pritej të mbahej sot për shkak të mungesës së një prej të pandehurve, përcjell TV21.

Sipas Gjykatës Themelore në Tetovë, gjykimi pritet të vazhdojë me 31 janar në orë 10:00.

Për zjarrin në spitalin modular, i cili ndodhi më 8 shtator 2021, ku 14 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lëndua, të akuzuar janë drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe mjeku Boban Vuçeski, por edhe Spitali Klinik Tetovë, si person juridik.

Të ngjajshme

Të fundit