Pas një gjysmësezoni të shkëlqyeshëm në KB Vëllaznimi – Gjakovë, basketbollisti nga Shkupi, Arbin Rushiti, kthehet te ekipi që e formoi si lojtar, BC Çair 2030. Rushiti la shenjën e tij në Gjakovë, duke luajtur rol kyç në suksesin e ekipit gjatë periudhës së tij atje, shkruan POPULLI.mk
Rushiti do të jetë pjesë e BC Çair 2030 deri në fund të këtij sezoni, me mundësi vazhdimi të kontratës. Ky rikthim pritet t’i japë forcë të re skuadrës çairase për sfidat e pjesës së mbetur të sezonit.
Rikujtojmë se Arbin Rushiti është produkt i shkollës së basketbollit të BC Çair 2030, duke u kthyer tani në ekipin që e pa të rritej dhe zhvillohej si lojtar. Ky bashkim simbolizon më shumë se një lëvizje sportive – është një kthim në rrënjët e tij dhe një premtim për sukses të mëtejshëm me ekipin e zemrës. / © POPULLI.mk