5.8 C
Skopje
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Argjentina e Messit siguroi kualifikim në çerekfinale

Argjentina fitoi 2-1 ndaj Australisë dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës, raund në të cilin do të përballet me Holandën për një biletë mes katër Kombëtareve më të mira në Katar 2022. Dy Kombëtaret e famshme përplasen pas 24 vitesh në çerekfinale pas duelit në Francë 1998.

Leo Messi zhbllokoi takimin me një gol të bukur në minutën e 35’, duke gjetur golin numër e nëntë në një Kupë Bote në takimin numër 1000 në karrierën si profesionist. Gol i veçantë dhe historik për kapitenin, i cili gjen golin e parë në duelet me eliminim direkt në një Botëror.

Argjentina dyfishoi në minutën e 57’ me anë të Julian Alvarez, i cili shfrytëzoi një gafë fatale të portierit dhe kapitenit të Australisë, Mathew Ryan. Australia rihapi takimin pas një autogoli të Enzo Fernandez në minutën e 77’.

I pafat lojtari i talentuar i Benfikës, ndërkohë që minutat e fundit u bënë dramatike. Australia ishte afër barazimit katër minuta më vonë, por Lisandro Martinez shpëtoi portën e tij duke i mohuar Aziz Behich një eurogol.

Lautaro Martinez humbi tri mundësi të mira për të shënuar golin e qetësisë, ndërkohë që në sekondat e fundit portieri Emiliano Martinez kreu një pritje të madhe ndaj Garang Kuol, duke evituar minutat shtesë. Në fund çlirim dhe festë argjentinase në stadiumin “Ahmad bin Ali Stadium”.

Kupa e Botës
Katar 2022
Raundi i 1/8-ve

ARGJENTINË-AUSTRALI 2-1 (Messi 35′, Alavarez 57′ / Fernandez (aut) 77′)

Të ngjajshme

Të fundit