25.4 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

Arsimtarët e edukatës fizike të Çairit, në vend që të falënderohen, fajësohen nga Bujar Osmani!

Në një konferencë për media, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, foli për projektet që planifikon të realizojë nëse fiton zgjedhjet, mes tyre edhe çështjen e parkingjeve, shkruan POPULLI.mk

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte deklarata e tij se “çdo i dyti fëmijë në Çair ka kurrizin e shtrembër sepse nuk kanë bërë edukatën fizike si duhet”, duke e lidhur këtë me mungesën e edukatës fizike nëpër shkolla.

Me këtë konstatim, Osmani praktikisht hodhi poshtë punën dhe sakrificën e arsimtarëve dhe profesorëve, të cilët për vite të tëra japin mundin e tyre nëpër shkollat e Çairit.

Pyetja që lind është se a i ka numëruar Bujar Osmani një për një nxënësit me probleme shëndetësore?

Para se të drejtojë gishtin nga arsimtarët, ndoshta do të ishte e udhës që vetë të japë përgjigje të qarta mbi bazën e këtyre shifrave që përdor në fushatë kandidati i AKI-së në Çair. / © POPULLI.mk