14.8 C
Skopje
E enjte, 18 Prill, 2024

Arsovska dhe Saidi në terren, rikonstruohet rruga që çon në Vodno (FOTO)

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska së bashku me drejtorin e “NP Rrugë dhe Rrugica” Said Saidi sot kanë njoftuar për fillimin e projektit për rindërtimin e rrugës “Todor Alexandrov që shpie drejt Vodnos.
Qyteti i Shkupit ka filluar punimet ndërtimore në rr. Todor Alexandrov drejt Vodnos. Kjo rrugë momentalisht është në gjendje të keqe dhe si një ndër rrugët më të frekuentuara nga banorët që ngjiten drejt Vodnos, kërkesa për rikonstruim ka qenë tash e sa kohë.
Njëkohësisht, kërkesa për rikonstruim u theksua edhe nga një numër i çiklistëve me qëllim të përmirësimit të sigurisë për pjesëmarrësit në trafik gjatë lëvizjes përgjatë rrugës.
Puna e ndërtimit të këtij projekti për rikonstruimin e rrugës “Todor Aleksandrov” kryhet nga “NP Rrugët dhe Rrugicat”, ndërsa Ndërmarrja Publike Parqet dhe Gjelbërimet fillon me aksionin e gjelbërimit me fidane të reja, rikonstruimin dhe pikëpamjet dhe pajisjet eko-urbane për lëvizje në Vodno.

Të ngjajshme

Të fundit