Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, e ka quajtur reper politik Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Abdullahu në Prime Time ka thënë se askush nuk mundet ta mashtrojë më qytetarin e Kosovës, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Nuk mundesh me bë budallë qytetarin e Kosovës, aq më pak pas 14 shkurtit që i është dhënë cdo fjalë e ëmbël e mundshme, e thënë në njëfarë stili njëfarë reperi politik, është reper politik Albin Kurti, dhe me ato fjalë ka fituar”, ka thënë ai.