12.8 C
Skopje
E diel, 3 Nëntor, 2024

Mickoski: Punojmë për ta rrëzuar Qeverinë, sigurohemi të mos ketë edhe një Kastriot!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një paraqitje të ftuar mbrëmë në servisin publik RTVM nuk ka përjashtuar formimin e një shumice të re parlamentare dhe se sipas pretendimeve të tij po negociohet për këtë.

“Ashtu siç ata po thonë se po negociojnë për të siguruar shumicën për ndryshimet kushtetuese, edhe ne kemi të drejtë të punojmë edhe për një mazhorancë të re për të rrëzuar qeverinë. Natyrisht që po punojmë, ka hapa konkretë. Ne thjesht po sigurohemi që të mos ketë një Kastriot të ri. Po bisedojmë me disa nga 120 deputetët”, tha Mickoski.

Ai mohoi se ka mosmarrëveshje në VMRO-DPMNE, por shtoi se duhet shikuar tek partitë e koalicionit qeveritar se çfarë po ndodhë atje, tek PLD, LSDM dhe BDI. /Republika.mk

Të ngjajshme

Të fundit