5.8 C
Skopje
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Pacienti kërkon ilaçin, sulmohet nga drejtori i spitalit në Shkup

33 vjeçari Marko Josifovski vuan nga një formë e rëndë të hemofilisë. Një javë më parë shkoi në Klinikën e Transfuziologjisë për të marrë dokument i cili do të dëshmon se nuk ka ilaç për sëmundjen e tij. E në vend se të merr ilaçin u sulmua verbalisht dhe fizikisht nga drejtori i Klinikës Venko Stomnaroski.
“Filloi të më tërheq, të më nxjërr nga spitali dhe më thot se nuk mund të hyjë brenda, une thoja se unë guxoj të hyjë brenda dhe se ky institucion duhet të jetë transparent. Me tërhiqte jashtë, më shtyu”, deklaroi Marko Josifovski-pacient.

Gazetari: Ti vetëm kërkoje dokument me të cilën do të dëshmoje se ilaç nuk ka, por të gjithë e dijmë se ka ilaç?

Ata thonë se nuk ka mjaftueshëm nga ky ilaç dhe në qoftë se mua më japin sasi të caktuar për operacionin që e kam të nevojshme dhe do të ma ndryshojë totalisht kualitetin e jetës dhe do të më shpëton të mos mbes invalid nuk do të ketë për pacient tjerë, deklaroi Marko Josifovski-pacient.

Se ka lëndime trupore dëshmojnë edhe raportet mjekësore ku thuhet:

“Gjatë kontrollit vërehet ënjtje, ngurtësim fillestar në pjesën e pasme të gjurit të djathtë, ënjtje në kyçin e majtë të dorës”, thuhet në raportin mjekësor.

Rasti është paraqitur edhe në polici dhe se po punohet në zbardhjen e rastit.

“Më 12 10 2022 në ora 16:00 në stacionin policor në Qendër, M.J 33 vjeçar nga Shkupi paraqiti se rreth orrës 9:00 në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza, pas një zënke ka qenë i sulmuar nga i punësuari në këtë institucion. Po ndërrmeren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Ndërkohë kërkuam edhe prononcim nga drejtori i Klinikës së Transfuziologjisë, Venko Stomnaroski ndërsa ai tha se të enjten do të jetë i gatshëm të flet për rastin.

Të ngjajshme

Të fundit