21.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Asambleja Botërore e Shëndetësisë: Kina angazhohet për forcimin e bashkëpunimit shëndetësor ndërkombëtar

Asambleja Botërore e Shëndetësisë: Kina angazhohet për forcimin e bashkëpunimit shëndetësor ndërkombëtar

Kina do të vazhdojë të shtojë bashkëpunimin ndërkombëtar për të mbrojtur sigurinë shëndetësore globale dhe për të nxitur krijimin e një bashkësie shëndetësore globale për të gjithë, tha një zyrtar i lartë i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës në konferencën e shtypit të Asamblesë së 76-të Botërore të Shëndetësisë të zhvilluar të shtunën.

Asambleja Botërore e Shëndetësisë, e cila mblidhet çdo vit në Gjenevë të Zvicrës, është organi vendimmarrës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sivjet ajo do të zhvillohet nga 21 deri më 30 maj.

Kontributet shëndetësore globale të Kinës

Cao Xuerao, zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë dhe kryetari i delegacionit kinez, theksoi pjesëmarrjen aktive të Kinës në nismat e bashkëpunimit shëndetësor të kryesuara nga organizatat ndërkombëtare si OBSh-ja dhe përkrahjen e vendosur të Kinës për rolin qendror të OBSh-së në bashkërendimin e çështjeve shëndetësore globale.

Gjatë viteve, Kina ka pasur arritje të dukshme në kujdesin shëndetësor, dhe treguesit kyçë të shëndetit në Kinë tani janë në nivel të njëjtë me ato të vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta.

Jetëgjatësia mesatare në Kinë u rrit nga 35 vjet më 1949, kur u themelua Republika Popullore e Kinës, në 78.2 vjet në vitin 2021, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Për të ndarë praktikat më të mira të saj, Kina ka përhapur në bashkësinë ndërkombëtar njohuritë që ka grumbulluar nga zhvillimi i shëndetësisë, theksoi Cao.

Ky vit shënon 60-vjetorin e dërgimit të ekipit të parë mjekësor kinez jashtë vendit. Që atëherë, Kina ka dërguar ekipe mjekësore me gjithsej 30 000 anëtarë në 76 vende e rajone në pesë kontinente – Afrikë, Azi, Amerikat, Evropë dhe Oqeani. Këto ekipe u kanë ofruar 290 milionë diagnostikime dhe trajtime banorëve vendorë.

Përveç kësaj, Kina ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me 46 spitale në 41 vende dhe ka ofruar vizita klinike dhe operacione falas për të sëmurët nga kataraktet e syrit dhe sëmundjet e zemrës në mbi 30 vende, sipas Cao-s.

Në përgjigje ndaj shpërthimit të virusit të Ebolës në Afrikë nga viti 2014 deri më 2015, Kina dërgoi mbi 1200 punonjës mjekësorë në vendet e prekura.

Gjatë pandemisë së COVID-19, Kina çoi 38 grupe ekspertësh në 34 vende, duke u ofruar mbi 2.2 miliardë vaksina COVID-19 më shumë se 120 vendeve e organizatave ndërkombëtare dhe qindra miliarda njësi furnizimesh kundër COVID-it 153 vendeve e 15 organizatave ndërkombëtare, sipas zëdhënësit të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës Hu Qiangqiang. (Xu Guang)

Të ngjajshme

Të fundit