17.8 C
Skopje
E hënë, 21 Prill, 2025

ASH ndahet nga VLEN-i?!

Aleanca për Shqiptarët krahu i Taravarit ka vendosur të ndjekë një rrugë të re politike, duke u larguar nga koalicioni VLEN, informon POPULLI.mk.

Burime brenda ASH për POPULLI.mk bëjnë të ditur se pakënaqësitë e thella në mesin e anëtarësisë për mënyrën se si trajtohet ASH brenda VLEN-it kanë qenë arsyeja kryesore e këtij vendimi.

Sipas informacioneve tona, ASH do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor, si një përpjekje për të rikthyer peshën dhe autonominë e saj politike në terren. Megjithatë, vendimi nuk përjashton lëvizje të tjera strategjike në të ardhmen.

POPULLI.mk mëson se në prapaskenë po zhvillohen bisedime të kujdesshme dhe të heshtura për një afrim të mundshëm me Bashkimin Demokratik për Integrim. Edhe pse zyrtarisht nuk konfirmohet, burime pranë strukturave të larta të ASH flasin për një “gatishmëri të dyanshme” për bashkëpunim në një të ardhme të afërt.

Ndërkohë, Aleanca për Shqiptarët, nën drejtimin e Ziadin Selës, vazhdon të jetë me një këmbë afër për t’u bërë pjesë e Qeverisë, çka ka nxitur edhe më shumë spekulime se partia është me “një këmbë në pushtet” dhe tjetrën në opozitë.

Për informata më të reja do t’ju njoftojmë me kohë.

Të ngjajshme

Të fundit