34.6 C
Skopje
E hënë, 3 Gusht, 2026

“Askush s’e merr botën me vete”, Selami bën apel për qetësi në zgjedhje

Bartësi i listës për këshilltar në qytetin e Shkupit nga radhët e AKI-së, Abdulselam Selami, ka përcjellë një mesazh qetësie dhe uniteti në prag të zgjedhjeve.

“Mos harroni: ne të gjithë jemi vëllezër dhe motra! Askush s’e ka marrë me vete këtë botë. Zgjedhjet kalojnë, muaji mbaron… por ne do të vazhdojmë të jetojmë bashkë, si fqinj, si miq, si njerëz. Prandaj, le të ruajmë qetësinë, njerëzillëkun dhe dashurinë për njëri-tjetrin edhe kur mendojmë ndryshe. Sepse bashkë jemi më të fortë”, ka shkruar Selami.

Mesazhi i tij vjen si apel për bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë, pavarësisht dallimeve politike.