25.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Asnjë anëtar i Lëvizjes Besa nuk ka kaluar te Aleanca për Shqiptarët

Asnjë anëtar i Lëvizjes Besa nuk ka kaluar te Aleanca për Shqiptarët

0
268

Nga burime brenda Lëvizjes BESA në Gostivar u njoftuam se informacioni i publikuar tek portali SMARTNEWS.mk, (portal i afërt me Aleancën për Shqiptarët) se gjoja katër anëtarë të Lëvizjes BESA kanë kaluar në radhët e Aleancës për Shqiptarët është dezinformuat e kulluar e opinionit publik, informon gazeta.mk

E vërteta është se katër anëtarët në foto janë të përjashtuar nga Lëvizja BESA dhe se ata nuk janë në asnjë strukturë partiake të Lëvizjes BESA.

Arsyeja e përjashtimit të tyre është  se këta persona gjatë zgjedhjeve të fundit lokale dhe pas tyre kanë bashkëpunuar me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë.