Atakan Hosgören është aktor turk. Familja e tij është shqiptare me prejardhje nga Prishtina, shkruan POPULLI.mk
Ai studion në Departamentin e Biznesit Anglez të Universitetit Dogus. Më parë ka luajtur basketboll në ekipin e të rinjve të Beshiktashit për 5 vite me radhë.
Atakan çdo ditë po rritet si aktor dhe është njëri ndër më të suksesshmit në botën e filmit në Republikën e Turqisë. Më herët Atakan ka luajtur në filmat për të rinj si “Ali Tekelioglu” si dhe serialet “4N1K”. Ai ka luajtur edhe në filmin “Akinci” bazuar në animacion.
Aktori me prejardhje shqiptare kishte rolin kryesor në shumë seriale rinore si “Donence”, “Icimizdeki Ates” dhe “Koyu Beyaz”. Së fundi Atakan është një ndër fyryrat kryesore në filmin “Yalan” (Gënjeshtër), më të ri dhe shumë të shikuar në Turqi, që ekskluzivisht po emetohet në kanalin “Kanal D” .
Pothuajse në të gjitha episodet Atakan në gjoks mban shqiponjën dy krenare dhe nuk e fsheh prejardhjen e tij shqiptare. / © POPULLI.mk