19.8 C
Skopje
E shtunë, 7 Shtator, 2024

Atika Ameti vetem 13 vjeçe prezantoi kreacionin e saj të parë në “Skopje Fashion Weekend”

Atika Ameti nga Shkupi është dizenjatorja më e re në moshë e cila u paraqit me kreacionin e saj të parë në kuadër të “Skopje Fashion Weekend”. Ajo është vetëm 13 vjeçare nxënëse e klasës së 8-të në shkollë fillore dhe paralelisht me mesimet e shkollës ka një vit që ndjek shkollën e artit dhe modës në Institutin Izet Curi. Për ta kurorëzuar punën e saj në këtë institut ajo ka krikuar kreacionin e saj te parë duke u prezantuar si studentja më e re në grupin e studentëve nga Insitiuti Izet Curi të cilët prezantuan koleksionet e tyre ditën e premte me datë (10.03.2023).

Rethanat, kushtet dhe përfitimet nga ky profesion e shtuan vullnetin dhe motivin e Atikës vajzës 13 vjeçare që të ndjekë traditën e biznesit shumëvjeçar si dhe profesionin e nënës dhe gjyshës së saj, të cilat me vite kultivojnë traditën e krijimit e veshjeve tradicionale shqiptare dhe fustanave të nusërisë.

 

Gati 1 vit Atika ndjek shkollën e artit dhe modës në Institutin Izet Curi, përveç asaj me shumë vullnet dhe pasion pa hezituar gjatë ditëve të lira nga shkolla ajo shkon në punëtori për të ndjekur punën e nënës.

“Pasioni nuk imponohet e as nuk obligohet, thjesht në familjën tonë pasioni trashëgohet. Na bën krenarë fakti se asnjëherë ne nuk ia kemi imponuar si profesion, duke marrë parasysh se është ende e vogël për të menduar për studimet e saja, mirëpo interesin për këtë profesion e ka shprehur shumë herët madje ajo ka vendosur që në të ardhmen të ndjekë shkollën e artit në këtë drejtim”- u shpreh babai i Atikas – Orhan Ameti.

Atika do të vazhdojë me krijimin e modeleve të tjera për ta kompletuar koleksionin e saj të parë dhe kështu duke u bërë edhe kreatorja më e re nga Shkupi që i shtohet botës së modës.

Të ngjajshme

Të fundit