8.8 C
Skopje
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Aziri: Qeveria e re VMRO – VLEN na shfaq krizë të thellë

Deputeti Ilmi Aizrti nga Fronti Evropian sot në prag të seancës konstituive deklaroi se koalicioni eventual mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it do të shkaktonte krizë të thellë të legjitimitetit, andaj theksoi se do të ishte mirë që gjërat të vlerësohen para se të merren vendime, shkruan Alsat.

“Ende nuk janë në sipërfaqe numrat e shumicës, nëse ndodh ajo që po flitet në opinion se do të ketë koalicion në mes VMRO-së dhe VLEN-it besoj se do të na shfaqet problemi i krizës së thellë të legjitimitetit dhe pastaj shtrohet pyetja se çka ti bëjmë ne legjitimitetit që e kemi marrë prej qytetarëve. Andaj vlerësoj se do duhet mirë ti vlerësojmë gjerat para se të marrim vendime. Atë që e thash më herët ne të gjithë se bashku deputetët e Frontit Evropian do të takohemi tash dhe do t’i diskutojmë të gjitha momentet e reja në skenën politike”, deklaroi Elmi Aziri, Fronti Evropian.

Të ngjajshme

Të fundit