3.8 C
Skopje
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Babai, vëllai dhe ministri – Komisioni kundër Korrupsionit heton për konflikt interesi

Komisioni kundër korrupsionit sot hapi një rast kundër Ministrit për Shoqëri Informatike Stefan Andonovski pasi babai i tij Ljupço Andonovski u bë këshilltar i kryeministrit Hristijan Mickoski, ndërsa vëllai i tij Igor Andonovski u emërua shef i sektorit më të madh të Shkupit në shërbimin sekret – Agjencia për Siguri Kombëtare(ASK), raporton Telma, përcjell Portalb.mk.

Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Kundër Korrupsionit, Adem Çuçuli, përmes telefonit u përgjigj se rasti është hapur dhe se do të hetohet përqendrimi i funksioneve në familjen Andonovski.

Babai i tij, Ljupço Andonovski, u emërua drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) në vitin 2015, duke zëvendësuar Sašo Mijalkov. Ai u largua nga posti pasi doli në pension.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski aktualisht ka 17 këshilltarë të jashtëm. Paraprakisht, kryeministri Mickoski, dje në në një konferencë për media, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se ka 17 këshilltarë. Prej tyre, siç theksoi ai, tre-katër punojnë me orar të plotë në qeveri dhe marrin pagesë mujore prej 90 mijë denarë, ndërsa të tjerët marrin pagë prej 60 mijë denarë.

Të ngjajshme

Të fundit