29.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

Baçi ka folur për protestën e PD-së me 11 korrik!

- Advertisement -

Deputeti Luan Baçi ishte këtë të martë i ftuar në një emision televiziv ku foli për protestën e ardhshme të Partisë Demokratike.

Protesta do të zhvillohet më 11 korrik e sipas Luan Baçit kërkesa kryesore e kësaj proteste do të jetë vënia në vend e drejtësisë.

“Kërkesa kryesore është vënia në vend e drejtësisë. Sali Berisha kryetari i Partisë Demokratike është i arrestuar politik me urdhër të Edi Ramës. ka tre vite që hetohet çështja e kompleksit Partizani dhe nuk ka asnjë akuzë as për Sali Berishën dhe as për Jamarbër Malltezin.

Luan Baçi e quajti një padrejtësi dhe çmenduri mbajtjen për 6 muaj nën arrest të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndërkohë që ndaj tij ende nuk ka asnjë akuzë.

“Kjo është një padrejtësi shumë e madhe që bëhet në Shqipëri. Kur mbahet 6 muaj në banesë i arrestuar Sali Berisha, pa akuzë, pa e thirrur asnjëherë, kjo është një çmenduri dhe një alarm i madh për të gjithë qytetarët shqiptarë”,-tha Luan Baçi.

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit