21.8 C
Skopje
E shtunë, 18 Maj, 2024

Bajqinovci: Bujar Osmani punoi pas shpinës së Kosovës, bëri veprim tinëzar!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka kritikuar Bujar Osmanin duke thënë se ka punuar si tinëzar pas shpinës duke e dëmtuar Kosovën, shkruan POPULLI.mk

“Dihet se në rajon ka patur dhe ka një lobim, kundër interesave të Kosovës. E dimë nga vjen dhe ku e ka origjinën. Por na vjen keq kur bëhen pjesë dhe politikanë shqiptarë, si ata të Ballkanit të Hapur.
Një nga ata është dhe Bujar Osmani, Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, i cili ka shtyrë përpara kërkesa të dëmshme për Kosovën gjatë kryesimit të tij të OSBE-së gjatë vitit të kaluar. E ka dëshmuar edhe me veprimet e tij nëpër koluare diplomatike, të pakoordinuara me Qeverinë e Kosovës.
Veprimet e tij tinzare prapa krahëve të delegacionit të Kosovës në takimin e 18 marsit 2023 në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me ose pa qëllim kanë minuar pozitat negociuese të Qeverisë së Kosovës në bisedimet për aneksin e zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Vëllezërit tanë në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit duhet të zgjedhin midis Bujar Osmanit, ndërmjetës ndërkombëtar, dhe Dr Arben Taravarit, politikanit kombëtar të koalicionit shqiptar. Zgjidhja kurrë nuk ka qenë më e lehtë.”
© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit