17.1 C
Skopje
E shtunë, 11 Korrik, 2026

Bajqinovci: Populli ka vendosur t’i besojë vetëm kryeministrit Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se ”opozita është në krizë”.

Në platformën ”X” ka shkrua se “populli ka vendosur t’i besojë vetëm Kryeministrit Kurti”.

“Opozita është në një krizë të thellë për shkak të mbështetjes së madhe që po merr Kryeministri Kurti. Asgjë nuk po i ndihmon opozitës, madje as studiot televizive. Populli  i vendosur t’i besojë vetëm kryeministrit Kurti për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Bajqinovci.