-1.2 C
Skopje
E premte, 27 Shkurt, 2026

Ballkani – Dinamo, ndeshjen e transmetojnë këto programe televizive

FC Ballkani e zhvillon sot ndeshjen e dytë brenda grupit në Conference League.Kampioni i Kosovës do të përballet me Dinamo Zagreb, me ndeshjen që luhet nga ora 18:45.

Skuadra kroate triumfoi bindshëm me rezultat 5 me 1 ndaj Astanas në ndeshjen e parë, kurse Ballkani u mposht minimalisht nga Viktoria Plzen.

Bazuar tek kuotat e basteve, Dinamo ka epitetin e favoritit në këtë takim, por që Ballkani kërkon që të dëshmohet në fushë dhe të fitojë 3 pikë me shumë vlerë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Fitorja e Dinamo Zagrebit kuotohet me vlerë 1.67, barazimi me kuotë 4.00, kurse fitorja e Ballkanit me vlerë 5.00.Ndeshja mes Ballkanit dhe Dinamo Zagreb do të transmetohet në Klan Kosova dhe ArtSport1, poashtu edhe në Supersport 2.

Të ngjajshme

Të fundit