31.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Basha me ‘Demokratët Euroatlantikë’ mbledhin Këshillin Kombëtar

Demokratët Euroatlantikë me në krye Lulzim Bashën do të mbledhin Këshillin Kombëtar.
Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë do të ketë diskutime dhe vendime në lidhje me zhvillimet politike.

Takimi do të mbahet më 4 korrik tek hotel Tirana, salla Balsha.

“Përshëndetje të nderuar!

Ditën e Enjte, datë 04 Korrik 2024, ora 17:00 do të organizohet mbledhja e Këshillit Kombëtar me këtë rend dite:

– Diskutime dhe vendime në lidhje me zhvillimet politike.

Takimi do te mbahet tek hotel Tirana, salla Balsha”, thuhet në njoftim.