7.8 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

Bayern M. në çerekfinale pasi triumfoi ndaj PSG-së

Bayern Munich siguron çerekfinalet e Champions League pas triumfit të përgjithshëm 3-0 në “finalen e parakohshme” me Paris Saint-Germain.

Pjesa e parë e sfidës dhuroi spektakël, me të dyja skuadrat që u shfaqën shumë kërkuese, por pa mundur të zhbllokonin rezultatin.

Në fraksionin e dytë bavarezët u treguan mjaft agresivë dhe dominues, ku pas disa tentativave ia dolën të gjenin golin në minutën 61’, ku pas një gafe të Verrati, Goretzka asiston Choupo-Moting, me sulmuesin që e finalizon topin në rrjetë.

Ndërsa në minutën e 90’ erdhi edhe goli i qetësisë për vendasit, Gnabry vulosi rezultatin 2-0 në takimin e dytë mes këtyre dy skuadrave, teksa ndeshja e parë e luajtur në “Parc des Princes” u mbyll me fitoren 0-1 të gjermanëve.

Të ngjajshme

Të fundit