8.8 C
Skopje
E hënë, 10 Shkurt, 2025

BDI: Kapja e institucioneve, kërcënim për drejtësinë dhe qytetarët

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikat për mediat theksojnë se koalicioni VLEN drejtësinë e kanë kthyer në shërbim të pushtetit. Nga BDI thonë se gjyqësori përdoret për të zhbërë vendimet e mëparshme dhe për të favorizuar individë të lidhur me pushtetin. Tutje BDI i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, BE-së dhe partnerëve strategjik të ndërhyjnë dhe të mbikëqyrin këtë kapje të institucioneve.

Kumtesa e plotë e BDI-së.

Vendimet e fundit të gjykatave për lirimin e disa rasteve të rëndësishme gjyqësore të lidhura me pushtetin nuk janë të rastësishme, por pjesë e një skenari të mirëkoordinuar politik për të shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës dhe për ta vënë drejtësinë në shërbim të interesave të pushtetit.

Emërimi i Adrian Demirit, një aktivisti të njohur të Vlen-it, si anëtar i Këshillit Gjyqësor nuk është rastësi.

Ky është vetëm një hap tjetër në instalimin e eksponentëve të kësaj strukture brenda institucioneve të pavarura, duke e kthyer drejtësinë në një mekanizëm politik që shërben interesat e një qeverie të ndërtuar mbi mashtrim dhe manipulim.

Ashtu siç VLEN-i që u krijua për të shërbyer një agjende të caktuar politike, për të dobësuar shqiptarët dhe për të devijuar rrugën euroatlantike të vendit, tani po përdoret gjyqësori për të zhbërë vendimet e mëparshme dhe për të favorizuar individë të lidhur me pushtetin.

BDI nuk do të qëndrojë indiferente ndaj këtij procesi të rrezikshëm.

Kapja e institucioneve nga individë të instaluar politikisht nuk është vetëm një kërcënim për drejtësinë, por një kërcënim i drejtpërdrejtë për qytetarët në Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën evropiane të vendit.

I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, BE-së dhe partnerëve tanë strategjikë të ndërhyjnë dhe të mbikëqyrin këtë kapje të institucioneve.

Të ngjajshme

Të fundit