2.8 C
Skopje
E diel, 16 Shkurt, 2025

Zekolli-Shaqiri përuron segmentin kyç të “Korridorit 10”: Gradsko-Drenovo hap kapitull të ri për zhvillimin infrastrukturor

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka përuruar segmentin kyç të Korridorit 10, rrugën ekspres Gradsko-Drenovo. Ky projekt strategjik cilësohet si një hap i madh përpara në zhvillimin infrastrukturor të Maqedonisë së Veriut, informon POPULLI.mk

“Ky segment i rëndësishëm jo vetëm që përmirëson transportin dhe lidh qytetet kryesore me kryeqytetin, por gjithashtu forcon ndjeshëm lidhjet tona ndërkombëtare me shtetet fqinje”, theksoi zv.ministrja Shaqiri gjatë ceremonisë së inaugurimit.

Projekti synon të krijojë mundësi të reja për tregti, turizëm dhe zhvillim ekonomik, duke kontribuar në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e vendit në rrjetin europian të transporteve. Segmenti Gradsko-Drenovo pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e lidhjes dhe zhvillimit ekonomik të rajonit. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit