Nënkryetari i BDI, Bujar Osmani paralajmëroi krizë të thellë politike që do të jetë shkas të mos mbahen zgjedhjet lokale. Ai këtë e deklaroi në emisionin Daily Click në TV21, duke thënë se në situatë ku po degradohen të drejtat e shqiptarëve nuk mund të mbahen zgjedhje. Pa rivendosjen e ekuilibrit, pa rivendosjen e legjitimitetit dhe pa garantimin e gjuhës, do të ketë krizë politike, tha Osmani.
Por si BDI nga opozita do t’i pengojë zgjedhjet lokale?
“Do të krijohet politikë e thellë që do të pamundësojë mbajtja e zgjedhjeve pa u ulur edhe një herë.
Ju vetëm mundeni si deputet të BDI-së, të largoheni nga Kuvendi.
Nuk është në pyetje BDI. Shqiptarët nuk do ta lejojnë. T’i nuk do ta lejosh që nesër të vish në punë sikur nuk ka ndodhur asgjë për shkak se ky është obligim moral, kombëtarë dhe njerëzor ndaj atyre që e kanë dhënë jetën për këtë gjuhë”, tha Bujar Osmani
Por sipas VLEN, deklaratat e tilla të BDI-së janë për shkak se janë plotësisht të izoluar dhe, siç thonë, Ahmeti është i dëshpëruar për vëmendje. Ata shtojnë se paralajmërimet për bojkotimin e zgjedhjeve lokale janë të papërgjegjshme dhe tregojnë se kanë frikë nga disfata. Kryetari i Besës, Kasami, nga ana tjetër, konsideron se me këtë Ahmeti po e mbron pasurimin e paligjshëm gjatë viteve të kaluara.
Nuk mund të ketë krizë politike për shkak se BDI nuk është në pushtet, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Sa i përket deklaratës së Osmanit, ajo është përpjekje e dëshpëruar e BDI-së që të faktorizohen para zgjedhjeve lokale për shkak se me retorikën e tillë tregojnë vetëm që janë të gatshëm të kushtëzojë procese demokratike në emër të interesave të ngushtë partiak-personal. Krizë politike nuk mund të ketë sepse BDI nuk është në pushtet dhe nuk mund të trajtohet si krizë politike por si vullnet i shprehur qartë nga qytetarët në zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike”, tha Brane Petrushevski.
Zgjedhjet lokale me shumë gjasa do të mbahen në gjysmën e parë të tetorit dhe tashmë disa nga partitë janë duke u përgatitur dhe paralajmëruar se do të shpallin kandidatët për kryetar dhe këshilltarë në muajt në vijim.