22.8 C
Skopje
E martë, 9 Shtator, 2025

BDI në rënie, nga një forcë dominante në lëshuese mandatesh dhe komunash!

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, BDI humbi pesë deputetë, edhe pse hyri në garë me një koalicion të stërzmadhuar prej 8 partish.

Shkruan POPULLI.mk

Nga 15 deputetë që kishte më parë, ra në vetëm 10. Çfarë ndodhi me “forcën më të madhe shqiptare”? Ajo i dha mandate Ziadin Selës, Skender Rexhepi – Zejdit, Menduh Thaçit dhe disa partive të tjera vetëm për të mbijetuar politikisht.

Por e njëjta formulë e dështuar po përsëritet sërish sot, në zgjedhjet lokale. Komuna me rëndësi strategjike për shqiptarët – Saraji, Gostivari, Haraçina, Dibra, Struga – po i dorëzohen individëve dhe partive të cilët, dikur, BDI i përjashtonte si të papërgjegjshëm. A po shkon BDI drejt një katastrofe të re politike?

Dikur garonte e vetme, me vetëbesim. Sot, kërkon mbështetje nga të gjitha anët – nga ASH e Selës dhe ASH e Taravarit, duke dëshmuar se forca e saj reale nuk është më ajo që ishte. Sepse populli nuk e voton më si dikur.

Ky është rrëfimi i një partie që dikur e mbante veten për boshtin e politikës shqiptare, por që sot humb identitetin në përpjekje për të shpëtuar atë që ka mbetur nga pushteti.

Gabimet strategjike të BDI-së dhe Ali Ahmetit në ndarjen e mandateve në nivel parlamentar po përsëriten në zgjedhjet lokale – dhe historia duket se po e shkruan fundin politik të një epoke që po e konsumon vetveten. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit

sqenmktr