2.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Janar, 2025

BDI përballë një tjetër tronditjeje në Saraj!!

POPULLI.mk ka marrë disa informacione të reja që tregojnë se një valë e re tronditëse pritet të godasë degën e BDI-së në Saraj. Burime të sigurta pohojnë se një numër i madh anëtarësh të kësaj partie, përfshirë edhe ish-funksionerë të njohur, janë gati t’i bashkohen radhëve të Lëvizjes Demokratike e cila udhëhiqet nga Izet Mexhiti. Ky zhvillim pritet të përkeqësojë edhe më shumë situatën për partinë që dikur dominonte politikën shqiptare në këtë komunë.

Një pyetje që shtrohet gjithnjë e më shpesh mes anëtarëve dhe mbështetësve të BDI-së është: Ku gaboi Ali Ahmeti? Kritikët argumentojnë se politika e centralizuar dhe shpërfillja e zërave lokalë ka krijuar një pakënaqësi të madhe brenda strukturave partiake.

Tashmë është e qartë se disa prej tyre kanë vendosur të kërkojnë alternativa të reja, duke e parë LD-në si një platformë të freskët dhe më përfaqësuese. Ky zhvillim ka bërë që pozita e Blerim Bexhetit, liderit të degës në Saraj, të dobësohet ndjeshëm.

Në këtë atmosferë të trazuar, LD-ja e Izet Mexhitit po forcohet gjithnjë e më shumë, duke u shndërruar në një faktor të rëndësishëm politik në Saraj dhe jo vetëm. Me një mbështetje të shtuar dhe kalimin e shumë figurave të njohura në radhët e saj, kjo parti po sfidon seriozisht dominimin tradicional të BDI-së. A do të arrijë Ali Ahmeti të rikthejë stabilitetin dhe besimin brenda partisë së tij, apo LD do të vazhdojë marshimin për të zënë vendin e parë në këtë komunë të rëndësishme? Kjo mbetet për t’u parë deri në zgjedhjet e ardhshme komunale. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit